Telegrafi

Filipe Luis: Nuk e kam ndërruar kurrë fanellën me Messin, sepse doja të fitoja dhe jo të thosha se kam luajtur ndaj tij

Filipe Luis dhe Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi admirohet nga tifozët dhe futbollistët anekënd botës, mirëpo Filipe Luis e ka bërë të qartë se kurrë nuk ka dashur t’ia kërkojë fanellën superyllit argjentinas.

Gjatë kohës së tij te Deportivo La Coruna dhe Atletico Madridi, madje edhe në nivel ndërkombëtar, braziliani kurrë nuk ka pasur dëshirë t’i shkëmbejë fanellat me superyllin argjentinas.

“Gjithmonë kam tentuar që ta ndal; ai asnjëherë nuk më është afruar”, ka thënë Filipe për Panenka.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

E admiroj shumë për futbollin e tij. Asnjëherë nuk ia kam kërkuar fanellën, sepse unë dilja në fushë për të fituar, jo që të them se kam luajtur kundër Messit”, ka shtuar mbrojtësi që tash luan te Flamengo, duke shtuar se argjentinasi është më i miri i kësaj epoke.

“Të gjithë e dinë mendimin tim për të. E vetmja gjë që mund të bësh, është ta shijosh lojën e tij, sepse nuk e disa sa vite apo dekada do të kalojnë para se të vijë një lojtar si ai. Ai duhet ta fitojë Topin e Artë gjithmonë”, ka theksuar Filipe. /Telegrafi/

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)