Telegrafi

Figura të larta të Vetëvendosjes e PDK-së, sonte në “Debat Plus”

“Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini vazhdon edhe këtë të diel me fillim nga ora 20:35 ku të ftuar do të jenë përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Glauk Konjufca dhe Hekuran Murati do të shpalosin programin e Vetëvendosjes, ndërsa përballë tyre do të jenë Armend Muja, Arton Demhasaj, Parim Olluri dhe Teuta Gashi.

“Qeveria Kurti” do të jetë tema qendrore e debatit por në emision do të preken edhe tema tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe tema tjera aktuale.

“Debat Plus” nuk përfundon me kaq, menjëherë pas përfaqësuesve të Vetëvendosjes, në studio në orën 22:30 do të vijnë përfaqësuesit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuçi.

Për ballë tyre në studio do të jenë Arben Ahmeti, Arton Demhasaj, Astrit Gashi dhe Fidan Rama.

Ndiqeni debatin me fillim nga ora 20:35.

Qëndroni me RTV Dukagjinin.