Site icon Telegrafi

“Figo 2.0?”, Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

Lamine Yamal, ylli i Barcelonës, ​​ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo” në të cilën flet edhe për të ardhmen e tij.

Sensacioni 17-vjeçar është duke kaluar nëpër një top formë, andaj edhe shumë klube shikojnë mundësinë për ta transferuar.

Ndërkohë, Yamal ka përjashtuar kategorikisht nënshkrimin e tij për Real Madridin.

Në disa raste kanë dalë informacione për mundësinë e kalimit të tij te bardhezinjtë, diçka që të kujton kalimin e Luis Figos nga katalunasit te Los Blancos.

“A do të nënshkruanit për Real Madridin një ditë?”, është pyetur futbollisti i Barcelonës. “Nuk ka mundësi. Nuk ka mundësi”, potencoi Yamal.

Lexo po ashtu Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Është e qartë se Lamine Yamal është një lojtar i madh, por edhe Real Madrid ka tre yje në zonën e sulmit.

Pavarësisht refuzimit, klubi bardhezi nuk ka bërë përpjekje për të siguruar nënshkrimin e tij, ndaj edhe ai nuk është një pjesë e nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version