Kantautorja Fifi është alivanosur mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP.
Teksa po debatonte me opinionisten Balina, ajo filloi të kërkonte largimin me vetë dëshirë nga shtëpia.
Duke debatuar asaj papritur i ra të fikët dhe u rrëzua në dysheme.
Banorët kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmë e parë dhe emisioni është ndërprerë.
Ky është dialogu që Fifi dhe Balina kanë shkëmbyer në momentin e alivanosjes së këngëtares:
Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.
Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.
Pas pak çastesh produksioni njoftoi se është mirë dhe se ajo tani ndodhet në dhomën e gjumit për tu qetësuar.
Fifi përndryshe është kritikuar shpesh për gjendjen e saj të rënduar emocionale që ka shfaqur brenda shtëpisë së Big Brother VIP. /Telegrafi/