Ajo është këngëtarja shqiptare që eksperimenton më së shpeshti me zhanret muzikore.
Bëhet fjalë për Fifin, e cila përmes rrjeteve sociale ndan informacione sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.
Në një postim të fundit, bukuroshja ka sjell disa imazhe, me të cilat ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në pjesën e sipërme ajo është parë me një bluzë me ngjyrë të verdhë, që i theksonte tiparet e bujshme trupore.
Flokët e lakuara i kishte lënë të lira mbi supe, kurse makijazhi profesional ka bërë që ajo duket edhe më tërheqëse.
“Du & Ich” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me DJ Gimi-O dhe Bardhin. /Telegrafi/