Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova po merr vëmendje të madhe dhe nuk i ka ikur as kënëgtares së njohur, Fifi.
Pëmres një postimi në llogarinë e saj në Instagram, kënëgtarja nga Ferizaj ka treguar se cilët janë banorët e saj më të preferuar të shtëpisë së famshme.
Autorja e “Diell” tha se është bërë fanse e aktores Arta Selimi, reperit Getinjo dhe Gjon Karricës.
“Unë prej sot shpall veten fanse të Arta Selimit, Getinjos dhe Gjon Karricës”, ka shkruar Fifi.
Kujtojmë se në natën ‘Prime’ mbrëmjen e kaluar (e premte) pati debate të forta mes banorëve për situata të ndryshme që janë krijuar brenda shtëpisë.
Më e spikatura ishte Shota, e cila ka shprehur hapur në disa momente antipatinë që ka për Xhulin.
Anash nuk mbetën as Arta dhe Getinjo që iu kundërvihen Shotës rreth deklaratave që ajo ka bërë gjatë javës.
Ndryshe, kujtojmë që vet Fifi vitin e kaluar ishte pjesë e Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/