Telegrafi

Fifi thotë se do të jetë e shëndoshë për vetëm edhe pak kohë, po konsultohet me një doktoreshë rreth dobësimit

Fifi (Foto: Fidan Mehmeti)

Këngëtarja e njohur Fifi, po vazhdon të jetë shumë aktive me projekte të shumta muzikore që gjithnjë priten mirë nga publiku.

Ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo u ka mundësuar fansave që t’i parashtrojnë pyetje ose t’i bëjnë komplimente përmes InstaStoryt.

Njëra nga ndjekëset, i ka shkruar Fift se përse ajo nuk duhet të shqetësohet për kilogramët e tepërt.

Foto: Fifi/InstaStory

“Edhe që jena të trasha, talent kena. Na s’jena të trasha po të lezetshme, kallxoji të gjithëve”, kishte shkruar ajo.

Ndërkohë, Fifi ia ka kthyer duke iu përgjigjur se e shëndoshë shpreson të jetë vetëm edhe për pak kohë, pasi së shpejti pritet të nisë një trajtim për humbjen e kilogramëve. /Telegrafi/