Site icon Telegrafi

Fifi thotë se ka humbur gjashtë kilogramë për një javë, ndërsa kërceu me këngën e saj “Marova” në Dancing With The Stars

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, e ka sfiduar veten sivjet duke marrë pjesë në spektaklin e kërcimit, “Dancing With The Stars”.

Ajo është duke kërcyer në partneritet me mikun e saj të ngushtë, balerinin Graciani Tagani.

Në natën e dytë, ata ishin përcaktuar të kërcenin një vals kontemporan, ku si këngë shoqëruese kishin zgjedhur këngën e vet Fifit.

Bëhet fjalë për baladën “Marova”, me të cilën ajo kishte zënë vendin e dytë në festivalin “Kënga Magjike 2019”.

Lexo po ashtu Sërish përplasje mes Ilir Shaqirit dhe Eltionit, ndërhyn Ina Kollçaku: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars

Fifi është përkushtuar shumë në spektaklin e kërcimit, ku në vetëm një javë ka humbur gjashtë kilogramë dhe këtë e bëri të ditur balerini i saj.

“Nga java në javë ti je më e lehtë dhe kjo është për t’u vlerësuar”, ishte komenti që i dha anëtarja e jurisë, Olta Gixhari, duke treguar se humbja në peshë e këngëtares ka filluar të bie në sy. /Telegrafi/

Exit mobile version