Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, tanimë ka publikuar disa këngë nga albumi i saj i ri “Vëmendje”.
Në një postim të shpërndarë së fundmi në Instagram, ajo bën paralajmërimin e një tjetër projekti.
Bëhet fjalë për prurjen e radhës të artistes shqiptare “Presje”, e cila do të lansohet ditën e nesërme (e mërkurë).
“01:02.23 ‘Presje’ ora 17:00”, ka shkruar ajo.
Të shumta qenë reagimet e fansave, të cilët mezi po presin edhe për këtë këngë të re të Fifit.
“Vëmendje”, “Refuzuar”, “Dehur” me Markel Gogën, “Kujna ja ke lon”, “Trauma” dhe “Bjeri” me Blastën – janë disa nga projektet që këngëtarja publikoi në kuadër të këtij albumi.
Secili nga këto projekte vlen të ceket se ka mbledhur miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/