Është njëra nga artistet më të veçanta shqiptare, e mbi të gjitha edhe mjaft e guximshme.
Fjala është për këngëtaren nga Ferizaji, Filloreta Raçi -Fifi, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e saj.
Bukuroshja, e cila javë më parë u bë bionde, tashmë ka ndërruar sërish stilin e flokëve.
E njëjta ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj personale, Instagram, gjersa shfaqet me flokë ngjyrë kafe.
“Ose do e gjej një rrugë, ose do e bëj një”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, Fifi ditë më parë solli këngën e re “Indiane”, ku deri më tani ka marrë gjysmë milion shikime në YouTube. /Telegrafi/