Site icon Telegrafi

Fifi sjell pamje nga klipi i ri, mahnit me dukjen e saj të veçantë

Filloreta Raçi - Fifi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, vetëm pak ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.

Ajo njoftoi fansat se do të sjell në versionin ‘remake’ këngën “A po vjen me mu”, ndërsa projektin e ka punuar në studion e producentit Shkumbin Nebihu.

Derisa kënga do të lansohet së shpejti, 26-vjeçarja u ka prezantuar fansave disa pamje nga videoklipi i saj i ri.

Filloreta Raçi – Fifi (Foto: Instagram)

Për klipin e ri, artistja ka zgjedhur një veshje me elemente tradicionale që i shkon mjaft shumë asaj.

Lexo po ashtu Fifi së shpejti sjell në versionin ‘remake’ këngën “A po vjen me mu”

“Unë kam fuqinë të krijoj jetën që dëshiroj”, ka qenë përshkrimi krahas njërit prej postimeve që ka ndarë me 362 mijë ndjekësit e saj.

Fifi vetëm pak ditë më parë solli në versionin e saj këngën “Tradhtare” të Ramadan Krasniqit – Dani.

Ndërkaq, “Lezet” mban titullin kënga e fundit profesionale e Raçit në bashkëpunim me artisten e mirënjohur Remzie Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version