Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, së fundmi ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Mëkat” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për producimin u përkujdes Apollo.
Videoja është realizuar nga produksioni i njohur shqiptar, Max Production.
Pavarësisht se po kalon një periudhë të bukur shtatzënie, 28-vjeçarja nuk është ndalur as me projekte të reja.
Ajo këtë kohë ka qenë duke punuar akoma për albumin e ri, nga i cili tashmë ka sjell disa këngë e bashkëpunime.
Veç tjerash, Fifi ka qenë tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.
Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, kanë zbuluar se po presin një djalë. /Telegrafi/