Site icon Telegrafi

Fifi sjell imazhe nga tatuazhi i ri në dorë

Fifi Foto: Instagram/fifi.official.fr

Artistja e njohur shqiptare, Fifi, njihet në përgjithësi për një stil interesant të jetesës.

Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë me fansat postime të shumta nga përditshmëria.

Bukuroshja brune po ashtu njihet për dashurinë që ka për tatuazhe, të cilat nuk janë të pakta në trupin e saj.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka prezantuar vizatimin e ri që ka bërë në dorë.

“Unë dyshoj, prandaj mendoj, prandaj jam”, shkruhej në tatuazhin e saj, por në gjuhën latine.

“Fiksim” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që është prezantuar me të në “Kënga Magjike”. /Telegrafi/

Exit mobile version