Site icon Telegrafi

Fifi shkëlqen në natën e parë të “Kënga Magjike”, duartrokitet ngrohtë nga publiku për interpretimin e saj

Fiti në "Kënga Magjike 2019" (Foto: TV Klan)

Këngëtarja nga Kosova, Filloreta Raçi – Fifi është ngjitur mbrëmjen e së mërkurën në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2019”.

Ajo ka interpretuar live këngën e saj “Marova”, e cila është pa dyshim një prej këngëve më premtuese të këtij edicioni të festivalit.

E veshur në të zeza dhe plot me emocione, këngëtarja i befasoi të gjithë me interpretimin e saj korrekt.

Lexo po ashtu Nis zyrtarisht "Kënga Magjike 2019", Adrola Dushi duket mahnitëse me paraqitjen e saj

Duartrokitjet e publikut nuk munguan gjatë gjithë interpretimit të saj, teksa ato ishin edhe më të shumta kur performanca e saj mbaroi.

Dukja e Fifit sonte në “Kënga Magjike 2019” (Foto: Class/Instagram)

“Faleminderit, ju dua shumë”, ishin fjalët e këngëtares pas mbarimit të këngës së saj.

Ky edicion i festivalit “Kënga Magjike” është realizuar nën moton “Këndojmë për të ndërtuar”, pasi të ardhurat e biletave për tri netët finale të festivalit, do të shkojnë për rindërtimin e shtëpisë të një familje të prekur nga tërmetet e fundit që goditën shtetit shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version