Telegrafi

Fifi shfaqet duke u puthur me të dashurin, mohon relacionin me Stresin

Stresi duket se nuk ka qenë në lidhje me këngëtaren Filloreta Raçi – Fifi.

Lajmi se reperi i njohur Stresi kishte pranuar gjatë një interviste se ka qenë në një lidhje me këngëtaren Fifi, u përhapet menjëherë në mediat rozë.

Por, këto fjalë u përgënjeshtruan menjëherë nga vetë Stresi, i cili akuzoi publikun se nuk e kuptonte lojën që bëri në intervistë.

Tash, Fifi ka publikuar në “Instastory” një video që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Si rrallëherë, ajo shfaqet krah një mashkulli të panjohur për publikun, me të cilin shkëmben puthje.

Ndoshta, ky është i dashuri i këngëtares, e cila vendosur që pas thashethemeve për lidhjen me Stresin, t’u mbyllë gojën njerëzve.

Panorama shkruan se Fifi kështu ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë të jetë në lidhje me Stresin.