Site icon Telegrafi

Fifi së shpejti sjell në versionin ‘remake’ këngën “A po vjen me mu”

Filloreta Raçi - Fifi (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, këtë periudhë karantine ka mbajtur mjaft aktiv fansat me interpretimin e këngëve të ndryshme në versionin e saj.

Ajo së fundmi ka paralajmëruar ‘remake’ e hitit muzikor të dikurshëm “A po vjen me mu”.

Artistja ka publikuar një pjesë të këtij projekti në llogarinë personale, Instagram, ndërsa tregon se së shpejti prezantohet i plotë.

Përkrah saj, shfaqet edhe producenti i njohur Shkumbin Nebihu që tashmë qëndron prapa shumë hiteve muzikore shqiptare.

Lexo po ashtu Fifi interpreton këngën "Tradhtare" nga Ramadan Krasniqi

“A po vjen me mu”, së shpejti remake”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Reagimet e ndjekësve ishin të shumta, të cilët duket se mezi po presin për këtë këngë të 26-vjeçares.

Fifi vetëm pak ditë më parë solli në versionin e saj këngën “Tradhtare” të Ramadan Krasniqit – Dani. /Telegrafi/

Exit mobile version