Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Artistja, e cila numëron fansa të shumtë në Instagram, ka bërë të ditur se së shpejti vjen me këngë të re.
Ajo ka ndarë një fotografi atraktive, me anë të së cilës ka befasuar me ndryshimin dhe ‘look-un’ e veçantë.
“Dashurinë po ma jep #mbidozë, së shpejti”, ka shkruar ajo.
Fansat nuk munguan me reagime dhe siç duket mezi po presin për projektin e radhës të 26 vjeçares.
E njëjta këtë kohë u komentua mjaft shumë për ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, pasi humbi afro 25 kilogramë.
Ndërsa, të fundit projekt “Pa Gajle” e lansoi në korrik në bashkëpunim me Young Zerkën. /Telegrafi/