Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë e ftuar të shtunën në emisionin “Më lër të flas”.
Ajo ka zgjedhur që në fund të emisionit, të bëjë një recitim të Marshit të UÇK-së, të interpretuar në versionin origjinal nga Arif Vladi.
Ajo ka rrëqethur publikun me aftësitë e saj të recitimit, gjersa këtë interpretim ia ka dedikuar Policisë së Kosovë dhe në veçanti policit të ndjerë të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.
Interpretuesja e hitit “Psikopatja jote”, tutja ka thënë pak fjalë për situatën në veri, ndonëse e ka cilësuar veten si jo adekuate për të folur shumë mbi këtë temë.
“[E kam përjetuar] absolutisht shumë rëndë, pasi që unë i kam dajtë e Mitrovicës dhe i kam andej, dhe është goxha e rëndë me i pas familjarët andej, edhe pse nuk janë në veri, por prapë në Mitrovicë janë. Është goxha e rëndë të duash të mendosh prapë të ndodh diçka ose të rikthehet një situatë si 99-ta, s’do të doja të ndodhte”, ka thënë Fifi.
Më pas, këngëtarja ferizajase dhe dy moderatorët duartrokitën për Policinë e Kosovës dhe të gjithë paqeruajtësit në vend. /Telegrafi/