Telegrafi

Fifi rrëmben vëmendje në pozat e reja me dekoltenë e hapur

Ajo kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo më kot.

Fjala është për artisten nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, e cila befasoi me transformimin që bëri në dukje.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra fansa në Instagram, së fundmi publikoi dy fotografi atraktive.

Filloreta Raçi – Fifi (Foto: Instagram)

Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi të gjatë teksa rrëmbeu vëmendje të madhe me dekoltenë e hapur.

26 vjeçarja duket në formë të mrekullueshme dhe ndryshimi pozitiv i saj po komentohet në masë të madhe edhe nga fansat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Siç theksoi në një intervistë, Fifi ka humbur mbi 25 kilogramë me ndihmën e këngëtares Shkenda Dubova.

Filloreta Raçi – Fifi (Foto: Instagram)

Krahas muzikës, e njëjta këtë kohë është angazhuar edhe në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush Luan”. /Telegrafi/