Ajo kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe jo më kot.
Fjala është për artisten nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, e cila befasoi me transformimin që bëri në dukje.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mijëra fansa në Instagram, së fundmi publikoi dy fotografi atraktive.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi të gjatë teksa rrëmbeu vëmendje të madhe me dekoltenë e hapur.
26 vjeçarja duket në formë të mrekullueshme dhe ndryshimi pozitiv i saj po komentohet në masë të madhe edhe nga fansat.
Siç theksoi në një intervistë, Fifi ka humbur mbi 25 kilogramë me ndihmën e këngëtares Shkenda Dubova.
Krahas muzikës, e njëjta këtë kohë është angazhuar edhe në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko kush Luan”. /Telegrafi/