Telegrafi

Fifi reagon për vrasjen në Top Channel: Përtej çdo gjëje, ajo që ka ndodhur është e tmerrshme, media nuk preket

Këngëtarja e njohur, Fifi ka reaguar për lajmin tragjik që ndodhi pak ditë më parë ku mbeti i vrarë roja i sigurisë së televizioni Top Channel.

Teksa ka realizuar një pyetësor me fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram, Fifi komentoi edhe ngjarjen tragjike.

Artistja nga Kosova tha se ajo që ka ndodhur është e tmerrshme dhe pavarësisht çdo gjëje media nuk duhet prekur.

Foto: Fifi/Instagram

“Përtej çdo gjëje… Ajo që ka ndodh është e tmerrshme… Top Channel ka qenë shtëpia ime… kam punu 4 vjet në atë vend, në atë institucion… përveç eksperiencës së fundit. Media nuk preket! Ngushëllime familjes së të ndjerit.”, ka shkruar Fifi.

Kujtojmë që Fifi ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ajo la përgjysmë këtë eksperiencë duke thënë se kishte nevojë të kujdesej dhe të përkushtohej ndaj vetes.

Fifi: Instagram

Pas kësaj, këngëtarja la të kuptohej se kishte shkëputur bashkëpunimin me këtë televizion madje edhe reagoi ashpër kur promo e edicionit të dytë të BBVA u përfshi edhe skena kur ajo ishte alivanosur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Ndryshe, Fifi aktualisht është në pritje të fëmijës së parë me partnerin Adis Patushi, ndërkohë po vazhdon angazhimet me projektet e reja muzikore. /Telegrafi/