Këngëtarja Filloreta Raçi- Fifi së fundmi ka publikuar ripërpunimin e këngës “A po vjen me mu”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë një imazh nga klipi i ri.
Për instrumentalin e këngës, si edhe në shumicën e këngëve tjera, është përkujdesur Bini Diez, ndërsa tekstin e ka shkruar vet artistja.
Për vizualitetin e të gjithë këtij projekti ka punuar Bresher Studios, ku brenda saj ka pasur edhe pamje në të cilat Fifi shihet me veshje kombëtare.
Kujtojmë se projekti i saj i fundit erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Remzie Osmani, e që u pëlqye mjaft shumë nga fansat e tyre. /Telegrafi/