Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur shkurt si Fifi, për ndjekësit e saj në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.
Nuk janë të rralla rastet kur yjet e skenës sjellin imazhe të dukjes së tyre si fëmijë.
Kështu ka vepruar edhe Filloreta, e cila vërehet se ka pësuar ndryshime në linjat e fytyrës gjatë rritjes.
“Fifuqi e vogël”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndryshe, Fifi së fundmi është prezantuar me këngën “Zhurmë” në festivalin “Kënga Magjike”.
Balada e saj u pëlqye shumë, ndërsa në festival e zuri vendin e tretë.
Edhe në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube, është shikuar shumë dhe numëron afro katër milionë shikime. /Telegrafi/