Telegrafi

Fifi publikon klipin e këngës “Akoma”

Filloreta Raçi - Fifi (Foto: Screenshot/YouTube/FIFI OFFICIAL)

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka titulluar “Akoma”.

Kënga e re është shoqëruar edhe me video muzikore ndërsa është realizuar nga producenti Apollo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

Për tekstin është kujdesur vet Fifi, derisa për xhirimet e videoklipit është angazhuar produksioni Cinematic.

Bashkëpunimi me MC Kreshën, “Psikopatja jote”, është një prej projekteve më të fundit dhe shumë të pëlqyer të Fifit.

Xhirimi në skenë i këngës konkurruese për Festivalin “Kënga Magjike” është shikuar mbi 19.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/