Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“Shqipe” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike verore.
Kënga është punuar nga vet Fifi në muzikës dhe tekst, ndërsa incizimi është bërë në studion e Cekic Beatz.
https://www.youtube.com/watch?v=7axb3KbAr1E
“Shqipe” vjen edhe me një klip mjaft interesant, në të cilin Fifi shfaqet me një performancë mjaft atraktive.
Kënga flet për dashurinë e shqiptarëve ndaj vendit, duke iu referuar vazhdimisht patriotizmit me fjalën “Shqipe”.
Klipi i këngës është xhiruar në Gjilan, në një nga klubet e natës ku Fifi ishte e ftuar për të kënduar gjatë kësaj vere.
Ky projekt muzikor i saj i pason këngës “Indiane”, të cilën ajo e solli vetëm pak kohë më parë dhe u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/