Telegrafi

Fifi publikon këngën e re “Qaj”

Fifi (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Qaj”.

Kjo këngë vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, në të cilën artistja vjen në skena mjaft atraktive.

Ashtu siç di të bëjë më së miri, 25-vjeçarja këtë stinë dimri solli një baladë të veçantë pikërisht për këtë kohë.

Fifi (Foto: YouTube)

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet Fifi, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur KMaster dhe StrikeBeats.

Për producimin po ashtu është kujdesur KMaster dhe video është realizuar nga Fatlum Nerguti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

Projektin tanimë mund ta gjeni në YouTube, ku menjëherë pas lansimit reagimet e fansave ishin tejet pozitive.

Filloreta tanimë është e njohur për të tilla balada dhe si një tekstshkruese e shumë hiteve që janë sjellë deri më tani në skenën shqiptare. /Telegrafi/