Telegrafi

Fifi publikon këngën e re “Lezet” për ditëlindjen e 26-të në bashkëpunim me Remzie Osmanin

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi- Fifi sot (e martë) feston ditëlindjen e 26-të.

Ajo në këtë ditë të rëndësishme ka vendosur të publikojë një këngë të re, në të cilën ka bashkëpunuar me artisten e mirënjohur Remzie Osmani.

“Lezet” mban titullin kënga e tyre që vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Remzie Osmani dhe Fifi (Foto: YouTube)

Projekti është ritmik dhe dy artistet duken të mrekullueshme në klipin e realizuar nga ‘Cinematic Albania’.

Tekstin e ka shkruar vet Fifi, ndërsa për producimin është përkujdesur Apollo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga tashmë gjendet e plotë edhe në YouTube, ku me t’lu lansuar reagimet e fansave ishin mjaft pozitive.

Të dy këngëtaret vazhdojnë të jenë shumë aktive me prurje të reja, duke mos lënë anash as koncertet e mbrëmjet e ndryshme. /Telegrafi/