Një tjetër projekt i ri muzikor ka ardhur nga këngëtarja e mirënjohur, Filloreta Raçi-Fifi.
Këngëtarja nga Ferizaj ashtu siç kishte paralajmëruar ka lansuar këngën me titullin “Kujna ja ke lon”.
Producent i projektit është Fatjon Miftari, teksti u shkrua nga vet këngëtarja teksa masterizimi u bë nga Johan Bejerholm.
Kënga erdhi e shoqëruar edhe me videoklip për të cilën u përkujdes produksioni Imagine.
Kujtojmë që kjo këngë erdhi pak ditë pas bashkëpunimit që këngëtarja solli me Tribal “Trauma”.
Theksojmë që projektet e njëpasnjëshme të Fifit vijnë si pjesë e një albumi të ri muzikor që ajo ka paralajmëruar prej kohësh.
Ndërkohë, krahas kësaj këngëtarja mbetet e angazhuar edhe me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/