Telegrafi

Fifi publikon këngën e re “Habibi” për Bajram

Foto: YouTube

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar sot (e martë), projektin e saj më të ri muzikor.

Ajo ka vendosur që pikërisht në ditën e festës së Kurban Bajramit, të sjellë për fansat këngën e re të saj.

“Habibi” titullohet kënga e saj e re, të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me këngëtaren tjetër, Lamar.

Fifi dhe Lamar në klipin eri “Habibi” (Foto: Max Production/YouTube)

Muzika është punuar nga Apollo, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet dy interpretueset, Fifi dhe Lamar.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtatet këngës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.

Fifi është mjaft aktive në tregun muzikor me prurje dhe koncerte të shumta, duke vazhduar të mbetet një emër i pëlqyer për publikun. /Telegrafi/