Site icon Telegrafi

Fifi publikon fotografinë e parë zyrtare me Adisin si çift: Paqe dhe dashuri

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka tash e sa ditë që po përflitet se ka nisur një lidhje të re me ish-të dashurin e Adrola Dushit, Adis Patushi.

Dyshja janë parë duke u puthur publikisht në një nga koncertet e Fifit, me çka edhe kanë konfirmuar lidhjen.

E se gjërat janë serioze mes të dyve, këtë duket se e vërtetoi edhe vet kantautorja me prejardhje nga Kosova.

Foto: Instagram

Kjo pasi Fifi vendosi që së fundmi të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të përbashkët të saj dhe Adisit në veturë.

Ata mund të shihen të veshur me shumë stil teksa pozojnë së bashku, ndërkohë që këngëtarja e hitit “Marova” bën me gishta simbolin e paqes.

“Paqe dhe dashuri”, shkroi Fifi në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila është shoqëruar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Ndërsa sa i përket muzikës, ajo është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit muzikor “Diell” – kënga e cila është produkt i frymëzimit të saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version