Filloreta Raçi ka befasuar me publikimin e përnjëhershëm të dy këngëve të reja, të cilat i ka shoqëruar me videoklipe.
Të titulluara “Nanush 1” dhe “Nanush 2”, dy videot muzikore të këtyre këngëve tashmë janë publikuar në YouTube.
Muzikën e këngës së parë, “Nanush 1”, e ka bërë vet Fifi, të cilës ia ka shkruar edhe tekstin.
Orkestrimi është bërë nga Apollo, miksimi dhe masterizimi nga Elgit Doda, derisa videoklipi është realizuar nga Max Production.
Max Production e ka xhiruar edhe videoklipin e këngës së dytë, “Nanush 2”, në të cilën po ashtu janë angazhuar të njëjtët bashkëpunëtorë.
Apollo e ka bërë orkestrimi me miksim dhe masterizim nga Elgit Doda, ndërsa vet këngëtarja e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.
Padyshim se kënga më e pëlqyer deri më tani e Fifit është “Zhurmë” e shpallur ‘Kënga Hit’ në festivalin “Kënga Magjike 2017”. /Telegrafi/