Site icon Telegrafi

Fifi publikon baladën e re “Ma more”

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja Fifi ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Ma more” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Fifi, gjersa producent i këngës është Fatjon Miftari.

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, e ka vizualizuar baladën në fjalë me një klip nën ngjyrat bardhë e zi.

Klipi me atmosfera të zymta i përshtatet tematikë së këngës, e cila i dedkohet dhimbjes së dashurisë.

Ana vizuale e projektit i është besuar projektit Cinematic. /Telegrafi/

Exit mobile version