Filloreta Raçi-Fifi është në përgatitje të një tjetër projekti të ri muzikor, për të cilin akoma nuk ka dhënë një datë të saktë publikimi.
Këtë e ka njoftuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.
Ajo shfaqet në një makinë bashkë me partnerin e saj, Adis Patushin, gjersa interpreton një pjesë të kësaj kënge.
“365 shumë shumë shpejt. Varet prej juve se kur dëshironi që ta publikoj këngën”, ka thënë ajo.
“E dua këtë dhe e dua Adis Patushin”, vazhdoi më tej krijuesja e hitit “Diell”.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet me fansat e 28-vjeçares që mezi po presin për këtë prurje muzikore.
Krahas kësaj, Fifi është e angazhuar çdo natë me koncerte nëpër vende të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/