Telegrafi

Fifi për Ronela Hajatin: E kam paragjykuar në pamje, nuk mendoja kurrë se do të bëheshim shoqe

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, fi gjithmonë se si të shkaktojmë ‘rrëmujë’ në media.

Këtë radhë ajo ka qenë e ftuar në rubrikën “10 gjërat që nuk i keni ditur”, të emisionit ‘Prive’.

Ajo tregoi shumë detaje nga e kaluara e saj, ku ndër to përmendi faktin se megjithëse është rritur dhe shkollimin e ka përfunduar në Prishtinë, tani ka vendosur që të jetojë në Tiranë.

Ndërkohë, para se të bëhej e famshme, Fifi tha se ka punuar në sektorin e rregullimit të veshjeve në një super-market të madh, duke cekur faktin seishte tepër krenare me atë punë që bënte.

Ajo gjithashtu tha se në atë kohë paratë i shpenzonte shumë më pak, kjo ngase i dhimbseshin, duke pasur parasysh se sa vështirë i fitonte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një detaj tjetër interesant që ajo e shpalosi për fansat është njohja me këngëtaren Ronela Hajati.

Fifi tha se vite më parë kur e shihte në televizor dhe dëgjonte për Ronelën nuk mund ta duronte dot, kjo ngase e kishte paragjykuar në pamje, duek e cilësuar si person negativ.

Këngëtarja tha se nuk do ia merrte kurrë mendja që do të bënte shoqëri me të, por që gjithçka kishte ndryshuar në momentin kur ishin takuar, kjo ngase Ronela i kishte lënë shumë përshtypje të mirë, ndërsa e ka quajtur të mrekullueshme kolegen e saj.

Me këtë gjë ajo dha edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për fansat, duke iu thënë atyre që asnjëherë të mos gjykojnë në pamje ashtu siç bëri ajo, pasi gabohen. /Telegrafi/