Site icon Telegrafi

Fifi për Big Brother VIP: Do e bëja sërish si eksperiencë, më bëri ta gjej atë që po e kërkoja me vite të tëra – dashurinë

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Artistja, e ndjekur nga mbi 700 mijë njerëz në Instagram, së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Duke qenë se ishte një personazh shumë i komentuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të shumta ishin pyetjet rreth këtij formati.

Fifi (Foto: Instagram)

Një ndër to kishte të bënte nëse do të rikthehej sërish në BBV, po të fillonte edhe një herë spektakli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Filloreta Raçi Fifi

“A do të riktheheshe në BBV nëse do të fillonte sërish?”, ishte pyetja e një ndjekësi.

“Nëse do të ishte e mundur me u rikthye në kohë absolutisht do e bëja prapë si eksperiencë. Normalisht ndryshe por do e bëja.. sepse kjo eksperiencë më bëri ta gjej atë që unë po kërkoja me vite të tëra, dashurinë”, tha ajo.

Fifi (Foto: Instagram)

Fifi nga ana tjetër menjëherë pas daljes nga Big Brother filloi lidhjen me Adis Patushin, i njohur si bashkëshorti i Adrola Dushit. /Telegrafi/

Exit mobile version