Site icon Telegrafi

Fifi për Adriana Matoshin: Jam duke të pritur me zell e dashuri, njeriu më i fortë e më e guximshme që kam njohur

Ditën e sotme (e mërkurë) u bë e ditur se aktorja Adriana Matoshi e ka përfunduar me sukses operimin.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në tru meqenëse ditë më parë tha se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet në përkrahje të artistes nga Gjilani, derisa një gjë e tillë po vazhdon akoma.

Fifi (Foto: Instagram)

Së fundmi një reagim u bë nga këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, e cila po pret me padurim që të takohet me Matoshin.

“O jeta ime. Oj energji e pastër. Jam duke mbaruar që të të përqafoj e të të marrë erë. O njeri më i fortë e më e guximshme që e kam njohur ndonjëherë. Jam duke të pritur me zell e dashuri kur të kthehesh me pi çaj rusi edhe me bo muhabet plot se kemi shumë me fol.. plus më duhen këshillat e tua”.

Lexo po ashtu Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit

“Oj aktorja ime e preferuar që ma rrëqeth mishin sa herë të shoh. Të dua shumë”, u shpreh ajo.


Adriana ndërkohë u diagnostikua për herë të parë me tumor në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version