Ajo është një nga yjet më të zëshme në showbizin shqiptar, e cila ndan thuajse çdo gjë me fansat.
Sukseset, projektet e po ashtu edhe dashuria – janë vetëm disa nga gjërat që Fifi shpesh i prezanton edhe në rrjete sociale.
E njëjta së fundmi ka publikuar disa imazhe nga makina, të cilat njëherësh i ka shoqëruar edhe me një përshkrim të veçantë.
“Pas buzëqeshjes sime është gjithçka që nuk do ta kuptosh kurrë”, thuhet në shkrim.
Megjithëse është e hapur me fansat e publikun, Fifi ka një pjesë të vetes që e ruan më shumë fanatizëm.
Komplimentet krahas fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.
Fifi aktualisht po shijon suksesin e këngës së re “Fiksim”, me të cilën është pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2021”. /Telegrafi/