Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, bën me dije se po kthehet me projekt të ri muzikor.
Artistja me mijëra ndjekës në rrjete social ka zbuluar së fundmi se ka nisur xhirimet e videoklipit të radhës.
Nën përkujdesjen e grimerit të njohur, Arbër Bytyqi, ajo ka prezantuar një nga dukjet në klip.
“Projekti i ri”, thuhet në përshkrim të postimit që mori reagime të shumta nga miqtë e fansat, të cilët mezi po presin për një tjetër prurje nga 28-vjeçarja.
Sidoqoftë, ajo nuk ka treguar më shumë se çfarë lloj projekti do jetë megjithëse shquhet për balada.
E fundit nga Fifi mbetet “Hana”, të cilën e solli në duet me DJ-të e njohur, PM dhe Dagz.
Projekti i tyre për një muaj ka grumbulluar mbi tetë milionë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/