Telegrafi

Fifi paralajmëron këngën e re “Oj Zogo”, paraqitet me veshje kombëtare në klip

Foto: Fifi/Instagram

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi – Fifi, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë në treg këngën e saj më të re.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo ka pozuar me veshjen e njohur kombëtare, ‘dallamën’, e cila mesa duket do të jetë pjesë e stilit të saj në klipin e ri.

“Oj zogo” do të mbajë titullin kjo këngë e re, e cila mesa duket do të jetë me motive patriotike.

E veshur me këtë veshje tradicionale, Fifi ka bërë edhe shqiponjën me duar, duke zgjuar kështu ndjenjën e saj të patriotizmit.

“Zogo nesër në orën 19:00”, ka shkruar këngëtarja në paralajmërimin e bërë për këtë projekt muzikor.

Fifi përndryshe vazhdon të jetë aktive edhe me koncerte e mbrëmje të shumta, kryesisht në Shqipëri, teksa njihet edhe për krijimet e shumta që bën për kolegët e saj. /Telegrafi/