Site icon Telegrafi

Fifi paralajmëron këngën e re, lansohet të shtunën

Këngëtarja e mirënjohur, Filloreta Raçi-Fifi po vazhdon të jetë aktive me projekte të ndryshme muzikore.

Edhe së fundmi, Fifi ka njoftuar se po sjell një tjetër projekt që pritet të publikohet nesër (e shtunë).

Kështu ka njoftuar vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram, duke zbuluar edhe titullin e këngës.

Foto: Fifi/Instagram

“Nesër 18:00/10.12/22 “Kujna ja ke lon”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kjo këngë vjen pak ditë pas asaj me titullin “Trauma” që Fifi solli në bashkëpunim me Tribal.

Ndryshe, krahas projekteve të njëpasnjëshme, Fifi po shijon edhe një histori të bukur të dashurisë me Adis Patushin.

Dyshja janë në lidhje prej muajsh edhe janë të pandashëm teksa bëjnë dedikime të ndryshme për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version