Site icon Telegrafi

Fifi paralajmëron këngën e dytë nga albumi “Vëmendje”

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Vëmendje”.

Bëhet fjalë për artisten nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, e cila lansoi një këngë mjaft të ndjeshme e me tematikë domethënëse.

Këngëtarja e njohur këtë herë zbuloi se është një album dhe se së shpejti do të publikojë këngën e dytë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim të ri të shpërndarë në Instagram, 28-vjeçarja thekson se “Dehur” mban titullin prurja e radhës nga albumi “Vëmendje”.

Lexo po ashtu “Vëmendje”, Fifi lanson klipin e këngës së ndjeshme

“Dehur – kënga e dytë e albumit ‘Vëmendje’ vjen për dy ditë”, shtoi më tej zeshkania.

Foto: Screenshot/Instagram

Kënga e fundit ndërkohë për gjashtë ditë ka kaluar shifrën e një milionë klikimeve në YouTube.

Fifi këtë vit ishte shumë e komentuar në publik për paraqitjen në Big Brother VIP e gjithashtu edhe për skenat e ngjarjet që rrodhën nga ky spektakël. /Telegrafi/

Exit mobile version