Telegrafi

Fifi paralajmëron duetin me Donjeta Morinën, lansohet të premten

Këngëtarja e njohur, Fifi është e gatshme t’u rikthehet angazhimeve pasi lindjes së djalit.

Artistja nga Ferizaj tashmë ka paralajmëruar këngën më të re, që këtë herë do të jetë një bashkëpunim.

Filloreta Raçi (emri i plot) kësaj radhe është bërë bashkë me këngëtaren tjetër të njohur, Donjeta Morina për të sjell një duet të ri.

Foto: Fifi/Instagram

Kështu ka zbuluar Fifi në një postim në Instagram, teksa ndau një foto ku dy këngëtaret shihet bashkë në një studio muzikore.

“Nesër ora 18:00”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

Kujtojmë që kënga e fundit e lansuar nga Fifi mban titullin “9”, në të cilën protagonist në klip ishte partneri i saj, Adis Patushin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndryshe, Fifi u bë nënë për herë të parë në prill të këtij viti dhe njoftoi se pas një pauze të shkurtër nga lindja e djalit do iu rikthehet projekteve dhe mbrëmjeve muzikore. /Telegrafi/