Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi-Fifi, mbetet ndër personazhet më të komentuara edhe pas largimit nga Big Brother VIP.
Fifi ishte një prej banorëve më të përfolur në shtëpinë e famshme, dhe mori vendim që të largohet pas disa situatave të vazhdueshme që kishin të bënin me shëndetin e saj dhe gjendjen emocionale.
Dhe si duket Fifi tashmë po e shijon ‘lirinë’, pasi sot (e premte) përmes disa postimeve në Instagram ka treguar se ka nis pushimet me shoqërinë e saj dhe vendi që ka zgjedhur është Stambolli.
Këngëtarja nga Ferizaj, ndau disa postime nga aeroplani teksa zbuloi se po shoqërohet nga mikesha e saj, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani.
Në një imazh që solli për mijëra fansa të saj, krijuesja e hitit “Marova”, shihet e veshur e tëra në të zeza me detaje me ngjyrë të bardhë, ndërsa duket në formë të mrekullueshme.
“Ajo pa dashuri në zemrat boshe”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve.
Ndërkohë, kujtojmë që menjëherë pas daljes nga BBV, Fifi publikoi këngën “Diell”, të cilën e kishte shkruajtur gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë së famshme.
Kënga u mirëprit nga fansat e saj dhe publiku, e që brenda pak ditësh ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin e YouTube. /Telegrafi/