Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj nuk po i përjetojnë çastet më të mira në lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Këngëtarja dhe aktori kanë diskutuar për një kohë të gjatë të martën mbrëma pas spektaklit, kur Ramosaj kishte folur për pasiguritë e saj për këtë lidhje duke komentuar sjelljet e aktorit.
Sidoqoftë, në fund pas të gjitha diskutimeve, çifti është puthur duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre mund të përmirësohet.
Në ndërkohë, nuk ka munguar mbështetja e ish-pjesëtares së Big Brother VIP, Filloreta Raçi, për Trixën, e cila ka miqësi edhe me Donaldin.
“Bebi jem, jam këtu”, është përshkrimi që Fifi u ka vënë disa video-fragmenteve të përbashkëta me Beatrix brenda shtëpisë.
Ndërkaq, në një njoftim për fansat e saj, këngëtarja ka paralajmëruar befasi me gjëra të mira.
“Nanushi Fifi do t’ju befasojë me shumë gjëra të mira… Së shpejti”, është mbishkrimi një fotografie të shpërndarë në InstaStory. /Telegrafi/