Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi njihet për zërin e saj unik e cila ndër vite ka sjell këngë që janë kthyer në hite.
Fifi i këndon me shumë pasion dashurisë ani pse shpesh herë ka rrëfyer se vet nuk ka qenë me fat dhe është lënduar nga dashuria.
Por, tashmë këngëtarja nga Ferizaj duket se e ka gjetur shpirtin binjak dhe këtë e ka bërë publike në një koncert që ka mbajtur së fundmi në Durrës.
Në një video të publikuar nga ‘IconStyle’, Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi gjatë kohës sa ishte duke performuar në skenë, teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri.
Kujtojmë që Adis Patushi nuk është i panjohur për publikun, ai është ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një djalë.
Ndërkohë, theksojmë që Fifi muajt e fundit ishte tejet e komentuar sidomos pasi u bë pjesë e Big Brother VIP dhe qëndrimi i saj aty u përcoll me shumë diskutime e debate me banorët e tjerë, teksa në disa raste iu paraqiten edhe probleme me shëndeti.
Këngëtarja qëndroi disa javë brenda shtëpisë së BB VIP, por u largua nga gara me vet dëshirë duke deklaruara se kishte nevojë t’i përkushtohej shëndetit të saj. /Telegrafi/