Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është një prej banoreve më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP.
Së fundmi, ajo e përjetoi shumë rëndë eliminimin e ish-futbollistit Granti Cana nga shtëpia, duke mos i mbajtur lotët dhe duke qarë me dënesë pas daljes së tij.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve ajo ka zhvilluar edhe një bisedë shumë interesante me banorët në oborrin e shtëpisë, ku ka folur mbi disa kritere që babai i saj ka parashtruar për atë që duhet të jetë burri i vajzës së tij.
Fifi ua ka bërë të ditur Arjolës, Ilir dhe Sabianit që ndodheshin në tavolinë, se babai i saj nuk pranon për bashkëshort të saj person të një tjetër race apo kombësie.
“Babai më ka thënë disa porosi. Burri nuk mund të jetë katolik, jo serb, dhe jo nga minoritetet”, tregoi ajo.
Babai i Fifit përndryshe javë më parë hyri në shtëpinë e Big Brother VIP për pak minuta, për t’ia bërë të qartë Fifit pakënaqësitë që ai kishte në lidhje me sjelljen e saj kundrejt disa banorëve. /Telegrafi/