Telegrafi

Fifi mirëpritet ngrohtë nga ish-banorët e Big Brother VIP pas daljes nga shtëpia

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, është larguar të enjten nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo e ndërpreu këtë garë për shkak të gjendjes së saj emocionale, e cila ka qenë më e rënduar gjatë ditëve të fundit të qëndrimit në shtëpi.

Fifi pas daljes është mirëpritur ngrohtë nga ish-banorët e Big Brother VIP.

Ka qenë kolegu dhe miku i saj, Ardit Çuni, ai i cili ka publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shfaq momentin kur Fifi u takua me të pranishmit pas lënies së shtëpisë.

Në video, Fifi mund të shihet e gëzuar teksa i hidhet në krah këngëtarit, me të cilin është njohur edhe para hyrjes në BBV.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP

Ndërkohë, Arditi në mbishkrimin e videos, i dedikoi një shkrim special Fifit, duke e uruar për lojën që bëri gjatë qëndrimit në izolim.

“Bravo Fifi qe sot me shume se kurre tregove respekt per veten, per shendetin tend dhe qe vure FIFIN perpara egos per te vazhduar nje loje. Kjo tregon force dhe jo dobesi, te dish ku te frenosh perpara se te perplasesh eshte zgjuarsi. Ne te dy kemi patur debatet tona, sqarimet tona, por nje mik apo mike e vertete eshte ai/ajo qe ta thote hapur ate qe mendon pavaresisht sa dhemb apo jo, pa mbajtur ane. Respekti dhe miqesia jone do vazhdoje ashtu sic ishte dhe sot pa asnje pengese, sepse ti je Fifi dhe une Arditi, dhe gjithmone kemi qene te tille”, shkroi Çuni në Instagram.

Përndryshe Fifi pati një javë mjaft të vështirë në Big Brother, pasi të martën e spektaklit, ajo u alivanos gjersa shfaqja ishte në transmetim direkt. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.