Këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura, Filloreta Raçi – Fifi, në prill të këtij viti është përfolur për një lidhje të mundshme me djaloshin tiranas, Xhuljo Tabaku.
Megjithëse ajo është treguar e rezervuar për publikun sa i përket jetës private, duke u shprehur në kohën kur u publikuan lajmet për lidhjen e supozuar se “do të tregonte vet kur të ishte koha”.
Në këtë mënyrë, ajo sikur nuk e mohoi e as pohoi një gjë të tillë, duke lënë në pikëpyetje fansat e saj.
E ajo çfarë ka përforcuar së fundmi dyshimet se mes dyshes ka vërtetë diçka, është fakti se Fifi ka larguar nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë ata që ndiqte, duke lënë vetëm një person.
E ky person është pikërisht Xhuljo – djaloshi nga Tirana i cili bën një jetë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Nuk dihet nëse ky është një lloj “konfirmimi” nga ana e këngëtares, apo thjeshtë një tjetër ‘ngacmim’ për fansat e saj.
Sido që të jetë, Fifi sivjet përveç projekteve muzikore, është përfolur shumë edhe për humbjen e saj të madhe në peshë. /Telegrafi/