Telegrafi

Fifi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Foto: Facebook

Filloreta Raçi-Fifi duket se ka vendosur të lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.

Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh, derisa thotë se ka nevojë që të dalë jashtë dhe që të merret më shumë me veten.

E gjithë kjo duket se erdhi pas spektaklit të së martës, gjersa në një debat të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku, i kishte rënë të fikët pas akuzës se i kishte humbur vëmendja.

Foto: Facebook

“Kam nevojë të dalë jashtë, që të merrem me veten ju pres pas 50 ditëve. Po ju ik një banore shumë e fortë prej shtëpisë. Juve që jeni të fortë po ua bëj rrugëtimin më të lehtë”, ka thënë Fifi.

Lexo po ashtu Fifi i shkruan letër vetes: A ke menduar ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve, që jo të gjithë do të respektojnë?

“Unë nuk jam kjo, ajo që më ka thënë babai im”, ka vazhduar më tej Fifi.

Foto: Facebook

Të gjithë banorët u afruan pranë saj duke inkurajuar që të mendojë mirë për vendimin e marrë dhe se duhet të qëndrojë akoma brenda shtëpisë.

Ndonëse largimi i Fifit shkaktoi shumë mërzi tek banorët, ata tashmë po e ndihmojnë që t’i bëjë gati valixhet.

Foto: Facebook

Artistja nga Ferizaj nga ana tjetër letrën e shkruar për veten ia dorëzoi balerinit Ilir Shaqiri, me pretekstin se i duhet dhe se nuk ka ndonjë ironi në mes.

Çështja që Fifi duhej të largohej nga Big Brother VIP është diskutuar këto ditë mjaft shumë edhe në rrjete sociale, pas gjithë asaj që ndodhi. /Telegrafi/

Foto: Facebook

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.