Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, është shumë e dashur për audiencën e gjerë.
Që në paraqitjen e parë, ajo ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar me mijëra fansa që e mbështesin.
Kështu, sot (e shtunë) ajo ka befasuar 574 mijë ndjekësit, duke bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.
Fifi kishte ndarë disa sekuenca të projektit në rrjetin social Instagram, ndërsa mori shumë komente pozitive.
“Maniak i dhimbjes” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Celik Lipa.
Projekti mban dy këngë, teksa në klip ajo shfaqet me një mashkull duke u përfaqur, xhirime të cilat i ka bërë Max Production. /Telegrafi/